Kocijançiq: Zgjidhja e krizave në Maqedoni e Shqipëri është rezultat i punës së fuqishme dhe vullnetit politik

Kocijançiq: Zgjidhja e krizave në Maqedoni e Shqipëri është rezultat i punës së fuqishme dhe vullnetit politik

Zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE), Maja Kocijançiq, ka deklaruar se zgjidhja e krizave politike në Maqedoni dhe Shqipëri është rezultat i një pune të fuqishme dhe i vullnetit politik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen e gazetarëve bullgar për këto çështje, Kocijançiq tha se nuk është e sigurtë nëse mundet ta quaj mrekulli, apo jo, zgjidhjen e krizave. Ajo theksoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka perspektivë evropiane dhe se Bashkësia është e përkushtuar fuqishëm në atë rajon.

Në përgjigjet e saj, Kocijançiq tha se do të vazhdohet që të punohet me këto dy vende, por edhe me tërë rajonin. Në këtë drejtim është thirrë edhe një takim me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy