Gjykata zbardh vendimin 140 faqesh për dënimin e Saimir Tahirit, kërkon pafajësi të plotë në Apel

Gjykata zbardh vendimin 140 faqesh për dënimin e Saimir Tahirit, kërkon pafajësi të plotë në Apel

Gjykata e krimeve të rënda (shkalla e parë) ka zbardhur vendimin e argumentuar për dënimin e ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Edhe pse pas 39 ditësh, gjykata ka dorëzuar në sekretari dosjen e vendimit, në total prej 140 faqesh.

Në 140 faqe argumentohet vendimi për ta dënuar Tahirin fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës, një dënim që iu përkthye ish- Ministrit të Brendshëm në shërbim prove për 3 vite. Dënimi në fjalë u apelua pak ditë pasi gjykata mori vendimin, përfshi këtu nga prokuroria e krimeve të rënda si dhe vetë Saimir Tahiri.

"Nuk vërtetohet dhënia e dhuratave dhe shumave të parave të pandehurit dhe familjarëve të tij si përfitime për mbështetjen e refereuar si dhe nuk provohet marrëveshja mes të pandehurit Saimir Tahiri dhe të paktën njërit prej të pandehurve në procedim të lidhur Moisi Habilaj etj, për të kryer vepra penale të trafikimit të narkotikëve dhe as identifikohen nga provat e administruara veprime konkrete të kryera nga i pandehuri Saimir Tahiri në kuadër të një marrëveshjeje për të ndihmuar grupin kriminal në ekzekutimin e episodeve konkrete në të cilat është sekuestruar lënda narkotike, në vlerësimin e kësaj gjykate nuk vërtetohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm bashkëpunimi dhe qënia e të pandehurit Saimir Tahiri pjesëmarrës dhe anëtar i këtij grupi kriminal sipas kuptimit të neneve 25 dhe 26 paragrafi 5 në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 333/a të Kodit Penal."

Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara në 3 vite shërbim prove.

Tahiri u detyrua të ankimojë vendimin e dënimit në Gjykatën e Apelit, ende pa pasur në dorë vendimin e zbardhur të gjykatës, për të mos djegur afatin 15 ditë pas vendimit për ankimim të vendimit. Pas veprimit të Tahirit më 3 tetor, një ditë më pas, më 4 tetor, prokuroria për Krime të Rënda ankimoi vendimin e Gjykatës.

Këto ditë dosja do të hidhet në short për të përcaktuar dhe trupën gjykuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy