Putin: Tmerri i një lufte tjetër botërore nuk duhet të përsëritet

Putin: Tmerri i një lufte tjetër botërore nuk duhet të përsëritet

Me sulmin ndaj Ukrainës, Moska iu përgjigj "një kërcënimi të drejtpërdrejtë pranë kufijve rusë", sepse "ishte përgatitur një sulm, duke përfshirë edhe Krimenë".

Në këtë mënyrë, presidenti rus Putin e shpjegoi nisjen e invazionit në Ukrainë. Në Ditën e Fitores mbi Nazistët, gjatë paradës tradicionale, Putin tha se "tmerri i një lufte globale nuk duhet të përsëritet".

Ai shtoi se ushtarët rusë po luftojnë “për popullin tonë në Donbas dhe për sigurinë e atdheut”. Rusia ka dashur gjithmonë "një sistem sigurie të pandarë, por NATO nuk na ka dëgjuar". "Agresioni" i Krimesë "ishte një kërcënim në kufi, i papranueshëm për ne. Rreziku rritej çdo ditë, i yni ishte një akt parandalues, një vendim i nevojshëm dhe i drejtë". Putin nuk ka dyshim se ai që ai e quan operacioni ushtarak special në Ukrainë do të japë rezultate. "Nëse do të kishte pasur gjithashtu një shans për të zgjidhur çështjen e Ukrainës në mënyrë paqësore, Rusia do ta kishte përdorur atë," shtoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy