
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë jnë konfirmuar me Covid-19 23 persona, ndërsa ka humbur jetën një qytetar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Devoll, Elbasan. Kukës, Vau i Dejës, Skrapar, nga 1 rast në Durrës, Mirditë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë, Shijak.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 176 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,601 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 60 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.
Raste të reja ditore 23
Të shëruar në 24 orë 176
Të shtruar në spitale 60
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,862
Testime totale 695,738
Raste pozitive 132,176
Raste të shëruara 128,601
Raste Aktive 1,133
Humbje jete 2,442
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 670
Korçë 115
Shkodër 85
Vlorë 58
Elbasan 38
Berat 38
Lezhë 37
Gjirokastër 37
Fier 26
Durrës 14
Kukës 14
Dibër 1



