Sizmologët italianë në monitorim të vazhdueshëm: Adriatiku, si një shtëpi ku mobiljet lëvizin vazhdimisht

Sizmologët italianë në monitorim të vazhdueshëm: Adriatiku, si një shtëpi ku mobiljet lëvizin vazhdimisht

Sizmologët dhe inxhinierët e Universitetit Politeknik të Barit po monitorojnë situatën sizmike në Shqipëri që prej tërmetit të së martës. Ata thonë se në raste të tilla lëkundjet vijojnë me muaj.  

Nicola Venisti së bashku me kolegët e Departamentit të Tokës dhe Shkencave Gjeo-mjedisore të Universitetit të Barit, po monitorojnë aktivitetet e pllakës së Adriatikut.

Dy vargjet malore janë gjeologjikisht të reja dhe dinamikat e tyre janë të lidhura me njëra-tjetrën, në një lloj efekti ping-pong midis Italisë dhe Ballkanit. Shqipëria është në krizë sizmike që nga shtatori, së bashku me Bosnjën dhe më pas edhe me Kretën. "Parashikime nuk mund të bëhen – thotë Venisti - por është e rëndësishme të mbani mend se Adriatiku është si një shtëpi në të cilën lëvizin vazhdimisht mobiljet: nganjëherë dëgjojmë zhurmën".

Toka është e gjallë edhe nën nivelin e detit. Shkrimet dhe vizatimet e katër shekujve më parë e dëshmojnë këtë, duke përmendur cunamin më të madh në Pulia, i cili në vitin 1627, në veri të Gargano, zbrazi liqenet e Lesinas dhe Varanos dhe i çoi peshqit në kodrat përreth. Efektet e cunamit janë në qendër të hulumtimit të sizmologut Andrea Tallarico, profesor i asociuar i Departamentit të Shkencave të Tokës.

Profesor Tallarico dhe ekipi i tij kryejnë simulime në burimet sizmike dhe cunamit në Pulia, gjithashtu falë dy matësve të valëve në portin e Barletas dhe Monopolit. Tërmeti me epiqendrën e tij në Durrës nuk ka regjistruar valë anormale.

Kur toka dridhet, ndërtesat shkatërrohen. Italia e ka ndryshuar ligjin për ndërtimet për herë të fundit në vitin 2008. "Fatkeqësisht, legjislacioni më i avancuar në fushën e dizajnit sizmik ishte në vitin 2008, pas një procesi që nisi në vitin 2003", konfirmon Giuseppina Uva, profesore e Ndërtimit në zonat sizmike në Politeknikun e Barit.

Në kuadër të një projekti pilot, ajo ka inspektuar 4560 ndërtesa në zonën e Foggia. "70 për qind e ndërtesave janë të vjetra. Në qytet, për shembull, më shumë se dy të tretat e ndërtesave janë para legjislacionit të parë sizmik të vitit 1974, prandaj kanë mangësi në projektim", thotë ajo. Çmimi që duhet paguar për t'u përshtatur me rregullat e reja është aq i lartë saqë ia vlen të prishen dhe të rindërtohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy