
Sulmi i kufizuar i Iranit ndaj Izraelit të shtunën në mbrëmje kishte për qëllim paralajmërimin, frenimin dhe ndëshkimin e regjimit sionist.
Por nëse Izraeli ndërmerr ndonjë veprim të ri kundër Iranit, sigurisht që do të përballet me një përgjigje shumë të fortë.
Një deklaratë e tillë u bë nga ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian në një bisedë telefonike me homologun e tij rus Serghei Lavrov.



