Oregon në SHBA, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për të luftuar rritjen e rasteve të mbidozimit të lidhura me përdorimin e fentanilit ilaçit të fuqishëm psikotrop që shkakton dhjetëra mijëra vdekje në SHBA çdo vit.
Guvernatorja Tina Kotek njoftoi masa të jashtëzakonshme për adresimin e emergjencës.
Vendi dhe shteti ynë nuk kanë parë kurrë rritje të vdekjeve si tani, fakt që na shtyn të ndërhyjmë menjëherë.
Gjendja e jashtëzakonshme, e cila do të zgjasë nëntëdhjetë ditë, do të lejojë nisjen e fushatave publike mbi këtë temë dhe forcimin e shërbimit të konsulencës dhe ndihmës për njerëzit e varur nga opioidet.
Vdekjet nga mbidoza nga opioidet sintetike, kryesisht fentanili, janë rritur me 533% midis 2018 dhe 2022 në kontenë Multnomah, ku ndodhet Portland, sipas departamentit të shëndetit të qarkut.
Fentanili është deri në 50 herë më i fortë se heroina dhe rreth 100 herë më i fortë se morfina si një qetësues dhimbjesh, sipas Administratës Amerikane për Zbatimin e Drogës.



