Korrespondenti i të përditshmes gjermane “Die Welt” në Turqi, Deniz Yucel, është liruar. Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm gjerman. Gazetari ishte burgosur një vit më parë me akuzën e terrorizmit.
Ditën e djeshme, kryeministri turk Binali Yildirim, u takua me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Berlin, ku rasti i gazetarit raportohet të jetë diskutuar.
Lirimi i tij erdhi pas një vendimi gjykate. Rasti i burgosjes së gazetarit u bë shkak për tensione të forta mes Ankarasë dhe Berlinit.
Presidenti Erdogan e pati akuzuar publikisht se ai ishte një agjent që u shërbente interesave gjermane.



