Menjëherë pasi ish – kryeministri Berisha, ka publikuar në Facebook foton e një avioni duke fluturuar mbi pistën e Gjadrit ka reaguar Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. “Nuk bëhet fjalë për avion droge por për avionin e një shteti aleat të NATO-s”- thuhet në deklaratën e Shtabit duke mos përmendur në fakt shtetin e origjinës së avionit.
