Protesta/ Rama nxjerr sërish ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë me kërkesën për dialog

Protesta/ Rama nxjerr sërish ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë me kërkesën për dialog

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të shtunë me ftesat publike drejtuar protestuesve për t'u ulur në tryezën e bisedimeve, pavarësisht refuzimit të vazhdueshëm prej tyre për të dialoguar rreth shqetësimeve që kanë.

 

Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale me mbishkrimin e thjeshtë "Mirëmëngjes", kreu i qeverisë ka treguar se përpara godinës së Kryeministrisë është vendosur sërish e ashtuquajtura "sofër e gurtë", mbi të cilën qëndrojnë disa letra me fjalën e shkruar "dialog".

 

Rama ka bërë një ndarje të qartë mes qytetarëve e studentëve që kanë shqetësime legjitime dhe akteve të dhunës në tubime. Sipas tij, dhuna e shfaqur në protesta është e ndikuar nga forca të huaja.

 

Ndërkohë, situata në terren paraqitet më e qetë. Gjatë ditëve të fundit është vënë re një rënie e intensitetit të tubimeve dhe e numrit të pjesëmarrësve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy