Dërgonte para në Ukrainë, FSB arreston një shtetas rus

Dërgonte para në Ukrainë, FSB arreston një shtetas rus

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) njoftoi të hënën se ka arrestuar një shtetas rus me akuzën se kishte dërguar para në Ukrainë për të blerë drone dhe pajisje ushtarake, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Ria. “Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse kufizoi veprimtarinë e paligjshme të një shtetasi rus, të lindur në Rajonin Lviv të Ukrainës dhe me banim në rajonin e Amurit, i cili ishte i implikuar në kryerjen e tradhtisë së lartë me anë të dhënies së ndihmës financiare për forcat e armatosura të Ukrainës. Aktivitete të drejtuara kundër sigurisë së Rusisë”, specifikoi FSB. “U vërtetua se i dyshuari bëri më shumë se 10 transferta personale parash për të sponsorizuar blerjet ukrainase të dronëve kamikaze, municioneve dhe pajisjeve ushtarake për përdorim kundër forcave ruse”, shtoi FSB. Ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penal, i cili mund të përballet me 12 deri në 20 vjet burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy