“Atje flet Lineker për futbollin, jo si në Shqipëri”, debati mes Starovës dhe Hoxhës: Ishte skuqur në fund

“Atje flet Lineker për futbollin, jo si në Shqipëri”, debati mes Starovës dhe Hoxhës: Ishte skuqur në fund

Gjatë emisionit “Euro Zone” në MCN TV, ka pasur një debat, mes drejtorit të Teutës Sulejman Starova dhe gazetarit investigativ Artan Hoxha, në lidhje me mbulimin që i bëjnë mediat e huaja barazimit të Anglisë ndaj Skocisë.

Hoxha tha se trajneri i Anglisë ishte bërë flakë i kuq dhe pritet që mediat të reagojnë keq ndaj tij, ndërsa kundër kësaj ishte Starova. Ky i fundit u shpreh se nuk mund të kritikohet sot Anglia, pasi është në pozita komode.

DEBATI I PLOTË:

Hoxha: Trajneri i Anglisë ishte bërë flakë i kuq në fund, si ato atletet aty. Të shikoni çfarë do i bëjnë mediat nesër atij.

Starova: Çfarë do i bëjë media atij? Pse si puna jonë janë ata?!

Hoxha: Nëse nuk i ngjit dy shkallët e para si mund të ecësh më lart?!

Starova: Nuk është momenti që të kritikosh sot. Për mua iu duhet pak grintë të rinjve. Anglia është në kushte komode.

Hoxha: E di kush del atje si gazetar? Del Lineker, jo si këtu në Shqipëri. Lexoni qytetarin dixhital nesër.

Starova: Gazetarët gjithandej janë njësoj.

Hoxha: Ti del kundër shtypit britanik, atij francez, çfarë pret më shumë?!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy