Ukrainasit zgjohen nën sulmet ruse, shpërthime në Kiev dhe Lviv

Ukrainasit zgjohen nën sulmet ruse, shpërthime në Kiev dhe Lviv

Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. Ashtu si në  Kiev, shpërthime janë dëgjuar edhe në qytetin Lviv, në Ukrainën perëndimore mëngjesin e sotëm.

Në aplikacionin e mesazheve Telegram, guvernatori Maksym Kozytskyi tha se një sulm ajror kishte ndodhur midis orës 05:46 dhe 07:02 me kohën lokale.

Ai tha se mbrojtja ajrore e Ukrainës po funksiononte, por nuk dha informacion të mëtejshëm se çfarë u godit dhe nëse kishte ndonjë viktimë.

Ndërsa më herët kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko tha në një deklaratë se kryeqyteti ukrainas "u vu nën zjarr" të shtunën në mëngjes.

"Shpërthimet ishin në lagjen Darnytsky në periferi të qytetit. Aktualisht në vendngjarje po punojnë ekipet e shpëtimit dhe mjekët. Informacioni për viktimat është duke u sqaruar”, tha ai.

Disa banorë kanë filluar të kthehen në Kiev pas dështimit të një ofensive ruse të nisur nga veriu i Ukrainës. Klitschko u kërkoi banorëve të Kievit që të rishqyrtojnë kthimin për momentin, duke thënë: "Unë ju kërkoj të përmbaheni nga kjo dhe të qëndroni në vende më të sigurta".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy