Dosja “Buka”/ Rusta: Gjykata e Posaçme pezulloi për një vit procesin gjyqësor (VIDEO)

Dosja “Buka”/ Rusta: Gjykata e Posaçme pezulloi për një vit procesin gjyqësor (VIDEO)

Gjykata e Posaçme ka pezulluar për 1 vite procesin gjyqësor për dosjen "Buka Sha" deri sa të kapet Arben Ahmetaj.

Gjykimi ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj nuk mund të bëhet në mungesë, pasi avokatët s’kanë tagër përfaqësimi në këtë proces.

Kujtojmë që ish-zv.kryeministri akuzohet në këtë proces për “shpërdorim detyre” me pasojë 7,3 miliard lekë ndaj familjes Myderizi.

Ky është procesi i dytë ndaj Arben Ahmetajt pas atij të inceneratorit. 

Në një raportim për Mcn Live gazetari Arsen Rusta bën me dije:

Z.Ahmetaj ka lëshuar një prokurë të posaçme ndaj avokatëve të tij Ligori dhe Visha që ta përfaqësojnë në procesin gjyqësor për inceneratorin, por nuk ka lëshuar një prokurë për ta përfaqësuar në aferën ‘Buka sha’. Prokuroi kërkoi marrjen të pandehur të z.Ahmetaj me akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës me pasoja të rënda’, me një dëm financiar prej 7,3 miliardë lekë, ndërsa Gjykata tha bazuar në nenin 351 të Kodit të Procedurës Penale që për sa kohë z.Ahmetaj s’ka një dijeni fizike,  nëpërmjet një mandatnjoftimi apo letërnjoftimi të postës që ai është vënë në dijeni që sot ndaj tij ka një seancë gjyqësore, procesi duhet pezulluar. Po ashtu është verifikuar prokura dhe dy avokatët nuk kishin prokurë për këtë proces. Ata u shprehën që në momentin e parë që do marrin kontakt me z.Ahmetaj do ta njoftojnë, ndërsa gjykata ka urdhëruar kapjen e z.Ahmetaj dhe ta njoftojë atë me fletë-thirrjen që ndaj tij ka një proces gjyqësor. Ky proces është pezulluar me një vit, por as nuk është mbyllur dhe as nuk është shuar hetimi. Nga ana tjetër vazhdon procesi i inceneratorit për z.Ahmetaj dhe një verifikim i intervistës së tij”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy