Insulina dhe sheqeri në gjak/ Nutricionisti Brozi: Mos numëroni kaloritë, rregulloni hormonet

Insulina dhe sheqeri në gjak/ Nutricionisti Brozi: Mos numëroni kaloritë, rregulloni hormonet

Ushqyerja e shëndetshme dhe një stil jetese aktiv janë dy shtyllat kryesore për ruajtjen e shëndetit dhe arritjen e peshës ideale.

 

Në një intervistë për emisionin “Zgjohu me MCN”, nutricionisti Pavli Brozi foli për rëndësinë e mënyrës së të ushqyerit dhe ndikimin e saj në peshën trupore. 

 

Ai theksoi se një nga gabimet më të zakonshme që bëjnë njerëzit është konsumimi i tepërt i ushqimeve të pasura me sheqer.

Sipas tij, më e rëndësishme se numërimi i kalorive është rregullimi i hormoneve. 

 

Trupi funksionon mbi bazën e hormoneve si insulina, hormoni i ngopjes, estrogjeni dhe testosteroni. Edhe nëse jemi në deficit kalorik, mund të mos dobësohemi nëse hormonet nuk janë në ekuilibër. 

Insulina, e cila prodhohet nga pankreasi, luan një rol kyç në shtimin në peshë dhe në zhvillimin e diabetit. 

Konsumi i shpeshtë i ushqimeve me sheqer të lartë mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës, duke bërë që trupi të ruajë më shumë yndyrë dhe ta ketë më të vështirë humbjen e peshës.

Sa herë konsumojmë ushqim, rritet niveli i insulinës, por problemi kryesor janë ushqimet e përpunuara dhe sheqernat e shtuara, të cilat e rrisin atë ndjeshëm. 

Rekomandohet që vaktet të nisin me ushqime të pasura me fibra dhe proteina, si sallatat, pasi ato ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak. 

Unë sugjeroj që mëngjesi të përfshijë ushqime si fruta të thata (bajame, arra), vezë dhe avokado, të cilat ndihmojnë në krijimin e ndjenjës së ngopjes dhe në kontrollin e glicemisë.

 

Brozi këshillon eliminimin e ushqimeve të përpunuara dhe të sheqerit të shtuar, si dhe konsumimin e 2-3 vakteve të balancuara në ditë, pa u fokusuar te numërimi i kalorive, por te cilësia e ushqimit dhe balanca hormonale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy