Guri: Diskursi politik në Kosovë është në degradim, ka gjuhë të urrejtjes, gjuhë seksiste dhe ofendime të tejskajshme

Guri: Diskursi politik në Kosovë është në degradim, ka gjuhë të urrejtjes, gjuhë seksiste dhe ofendime të tejskajshme

Teksa foli për politikën ditore në vend, kryetari i të rinjve të LDK-së Paris Guri i ftuar në emisionin “Stay tuned”, në MCN tv, u ndal te diskursi politik, që sipas tij, po degradohet dita-ditës.

Guri tha se shumica e politikanëve në Kosovë përdorin një gjuhe urrejtjeje, seksiste dhe me ofendime të tejskajshme.

Sipas tij detyra e të rinjve në politikë është ndryshimi i këtij diskursi të kontaminuar politik.

Në Kosovë është tejet problematik diskursi i kontaminuar i politikës. Atje, diskursi politik është në degradim e sipër, ka gjuhë të urrejtjes, ka gjuhë seksiste, ofendohen mes vete, e kjo ndikon dhe në demotivimin e një të riu, i cili potencialisht mundet me qenë target i radhës për të përdorur gjuhë të urrejtjes, gjuhë seksiste, sidomos të vajzat e reja.

Ndonjëherë prindi im më thotë nuk guxoj ta hap tv dhe të dëgjoj lajmet para fëmijës, motrave, sepse diksursi është mjaft i kontaminuar, psh, kemi një deputete që i thotë një deputeti ti je si një grua e keqe, mjaft shembuj të rëndë që këtu të gjitha mandej ndikojnë në demotivimin e të rinjve për tu kyçur në politikë.  

Por unë mendoj se ne jemi ajo gjenerata që e kemi përgjegjësinë për të ndalë këtë cikël, këtë zinxhir, dhe të bëhemi faktorë i ndryshimit dhe të përmirësojmë edhe diskursin e diskutimit, të ndryshojmë dhe gjuhen e argumentimit, gjuhën e debatit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy