15 orë pas mbylljes së votimit, KQZ ndal pasqyrimin e të dhënave që në orën 18.00

15 orë pas mbylljes së votimit, KQZ ndal pasqyrimin e të dhënave që në orën 18.00

Në votimet e së dielës për zgjedhjen e kryebashkiakëve dhe këshillave bashkiakë, zyrtarisht konfirmohet pjesëmarrja e votuesve në masën 36.31%.

Të paktën kjo është shifra që jepet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lidhur me pjesëmarrjen, por deri në orën 18.00 të pasdites së djeshme.

Ajo qe vihet re është një rënie e ndjeshme e numrit të pjesëmarrësve, të paktën nëse ngelemi në këto shifra, pasi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 morën pjesë 46.32%.

Ndërkohë që pritej një përmbledhje në mos e rezultateve paraprake, e pjesëmarrjes në zgjedhje, nga ana e KQZ nuk ka një pasqyrë të plotë të pjesëmarrjes në zgjedhje dhe as një komunikim me shifra.

Në orën 19.00 ishte përmbyllja e orarit zyrtar të votimit dhe në këtë moment presupozohet se konludohet edhe numri i votuesve në zgjedhje.

Por kur kanë kaluar rreth 15 orë nga ky orar zyrtar, KQZ ende nuk ka pasqyruar se sa ka qenë pjesëmarrja e plotë dhe kjo duket se paralajmëron se për rezultatet e përgjithshme në 61 bashkitë e vendit për rezultatin final do të na duhet të presim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy