Eksperti i Ekonomisë Mirdaim Axhami tha në emisionin “MCN Economy” se mjekët dhe teknologjia e specializuar si dhe çmimi janë elementi kryesor që ka rritur tregun e ndërhyrjeve estetike në Shqipëri. Ai theksoi se ky sektor po ndihmon në zhvillimin e turizmit në përgjithësi, pasi 25 për qind e pacientëve janë të huaj dhe harxhojnë jo vetëm për ndërhyrje, por edhe në hoteleri, bare dhe plazhe.
Nga statistikat që kemi 75 për qind janë treg i brendshëm dhe 25 për qind treg i huaj. Te tregu i brendshëm janë edhe emigrantët që kryejnë ndërhyrje në klinikat në Shqipëri. Kur flasim për turizmin estetik, futet i gjithë procesi. Klientët plotësojnë dy nevoja, nevoja funksionale sepse kanë probleme me frymëmarrjen apo shtyllën kurrizore, apo nevoja për t’u dukur më mirë, më bukur, estetikisht më të pranuar. Marketingu më i mirë me këta fillon me mjekët, profesionistët që kryejnë ndërhyrjet, teknologjitë dhe çmimet. Imazhi, pacientët që kanë qenë pacientë të këtyre klinikave që kanë pasur ndërhyrje. Mbi bazën e këtij investimi ku tregohet procesi, teknologjia, klientët e kënaqur, këtu vijmë të gjetja e klientëve të rinj. Një nga mënyrat është marketingu digjital. Përveç prezencës online, me faqe interneti, blogje, praninë në rrjetet sociale, është edhe media e paguar. Reklamat në Facebook, Instagram, Google ads. Një element i rëndësishëm i marketingut dixhital është “media e fituar”. Kur promovojnë filan personazh që ka bërë një ndërhyrje dhe ka pasur një rezultat të caktuar. Rrjetet sociale patjetër që janë një ndër elementët që kanë bërë të rritet ky treg në Shqipëri. Por elementi kryesor është që kemi mjek të specializuar, teknologji të specializuar dhe çmimet. Diferenca në çmime është shumë e madhe, prandaj kjo ka çuar te turizmi estetik. Po ndihmon zhvillimin e turizmit në përgjithësi. Të huajit harxhojnë edhe hoteleri, bare, plazhe. Është kthyer në një trend vitet e fundit, që ka bërë që kjo industri të merret në konsideratë edhe për ne profesionistët. Dominojnë femrat, me 70 deri në 80 për qind të atyre që i kryejnë këto ndërhyrje. Plotëson një dëshirë përmes ndërhyrjeve estetike. Madje janë krijuar edhe profile të mjekëve. Po të shohësh figura të medias, modës, politikës, sapo e shikon ti e kupton që ky pacient ka bërë ndërhyrje te kjo klinike. Është krijuar një profil i ndërhyrjeve që këto klinike”.
Axhami tha se mjeku dhe rekomandimet luajnë një rol të rëndësishëm si kriter që merret parasysh nga pacientët. Ai shtoi se disa klinika e përdorin si element diferencimi kryerjen e ndërhyrjeve nga mjekët e huaj.
Vendimi për të rimodeluar hundën nuk është vendim që e merr në moment. Shumica e individëve ndjekin një proces të gjatë vlerësimi derisa i mbushin mendjen vetes që do bëjë këtë ndërhyrje te kjo klinikë. Elementi kryesor i kritereve është mjeku dhe rekomandimet. Nëse kam kryer një ndërhyrje estetike dhe kam qenë i kënaqur, i gjithë rrethi pranë përdor rekomandimet e tyre. Një element diferencimi që klinikat përdorin është nëse mjekët janë shqiptarë apo të huaj. Mjekët italianë vijnë për 4-5 ditë përgjithësisht në Shqipëri ku mund të bëjnë nga 10-20 operacioni ku mund të marrin 10-15 mijë euro. Pa bërë asnjë investim në teknologji, pacientët i kanë gati, tregu nga vijnë është shumë më dinamik. Shqipëria është një treg shumë tërheqës për këta mjek”.



