NIPT për VIP-at e rrjeteve sociale/ Ekonomisti dhe influenceret diskutojnë ligjin e ri dhe detyrimet tatimore

NIPT për VIP-at e rrjeteve sociale/ Ekonomisti dhe influenceret diskutojnë ligjin e ri dhe detyrimet tatimore

Ndryshimet e fundit ligjore, të botuara në Fletoren Zyrtare si pjesë e paketës fiskale, përfshijnë tashmë në mënyrë të drejtpërdrejtë aktivitetin ekonomik të zhvilluar në internet, duke e futur atë brenda kuadrit ligjor tatimor.

Ekonomisti Enea Rekaj shpjegoi në emisionin “Zgjohu me MCN” se çdo individ që gjeneron të ardhura online, nga blogerët te influencerët dhe krijuesit e përmbajtjes, konsiderohet subjekt tregtar dhe, si i tillë, është i detyruar të përmbushë detyrimet përkatëse ligjore dhe tatimore.

Sipas ligjit për procedurat tatimore, i botuar së fundmi në Fletoren Zyrtare, çdo person që siguron të ardhura nga aktiviteti online duhet të regjistrohet në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB). 

Po ashtu, ai duhet të publikojë në faqet apo platformat e tij numrin e NIPT-it, adresën dhe kontaktet zyrtare.

Administrata Tatimore ka identifikuar rreth 100 influencerë që nuk kanë deklaruar aktivitetin e tyre ekonomik. Ata janë evidentuar përmes depozitave bankare dhe monitorimeve në terren, proces i cili, sipas autoriteteve, do të vijojë edhe në ditët në vijim.

Çdo aktivitet që gjeneron të ardhura, përfshirë bashkëpunimet me subjekte të tjera, duhet të formalizohet. Kjo do të thotë se individët duhet të regjistrohen si subjekte, të lëshojnë fatura për shërbimet e ofruara dhe të deklarojnë të ardhurat e përfituara.

Vetëm gjatë vitit 2025, këta 100 influencerë kanë gjeneruar rreth 33 milionë euro të ardhura, një shifër e konsiderueshme. Nëse identifikohen dhe monitorohen më shumë subjekte, ndikimi në të ardhurat tatimore do të jetë edhe më i madh, duke formalizuar më tej tregun digjital dhe kontributin e tij në ekonomi.

Nga ana tjetër, influencerët Bela Kosturi dhe Uendi Neli folën për mënyrën se si është pritur ky ligj dhe ndikimin që pritet të ketë në punën e tyre në rrjetet sociale.

Bela Kosturi: 

E konsideroj veten më tepër një krijuese të vogël përmbajtjeje sesa një influencere të mirëfilltë, pasi nuk kam një audiencë shumë të madhe dhe e ushtroj këtë aktivitet si punë dytësore. 

Megjithate me këtë ligj të ri duhet theksuar nevoja për më shumë informacion të thjeshtuar dhe të qartë për publikun, në mënyrë që ligji të kuptohet nga të gjithë, pasi çdo biznes duhet të jetë i verifikueshëm.

Uendi Neli: 

Aktivitetin në rrjetet sociale e kam kryesisht si “part-time”, porse përfitoj të ardhura nga ai. 

Jam dakord që nëse paguhesh nga rrjetet sociale, duhet të japësh kontributin tënd sepse ka edhe raste bashkëpunimesh që realizohen përmes shkëmbimit të produkteve dhe jo pagesave monetare, të cilat duhen trajtuar ndryshe.

Në disa bashkëpunime nuk janë lëshuar fatura, por me hapjen e NIPT-it pres që këto marrëdhënie të formalizohen. Nëse paguhesh, duhet të kontribuosh. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy