Pas daljes nga SPAK, ku ishte në zbatim të masës “detyrim paraqitje” kreu i PD Sali Berisha lexoi para medias mesazhin që i la Altin Dumanit.
Berisha e konsideron Dumanin armik të egër të pluralizmit dhe gjobvënës të “SKAP”-it të partisë.
“Siç është zakon, ky është shënimi që lashë në zyrën e Skapit të partisë: Për Pojën e Spakut, Altin Troplini, armikut të egër të pluralizmit politik, gjobëvënësit ordiner të Skapit të partisë, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral, avokatit mjeran të Irena Gjokës me 5 mbiemra. Ligji do të thotë fjalën e tij. Sali Berisha”.



