Tre muaj pas integrimit të inteligjencës artificiale në motorin e saj të kërkimit “Bing”, Microsoft të enjten i dha fund pritjes për të testuar chatbot-in, pavarësisht shqetësimeve për implementimet e shpejta të kësaj teknologjie.
“Bing ka tejkaluar 100 milionë përdorues aktivë ditorë dhe numri i instalimeve të aplikacionit celular është katërfishuar që nga fillimi ”, tha Yusuf Mehdi, nënkryetar i gjigantit kompjuterik amerikan.
Si rezultat, pjesa e tregut të Bing po rritet ashtu si dhe ajo e Edge.
Microsoft po hakmerret ndaj Google, pas dominimit prej vitesh të motorit të tij të kërkimit Chrome dhe inovacionit në inteligjencën artificiale.



