Dy adoleshentë u qëlluan brenda një klase në Los Angeles të enjten në mëngjes, ndërsa policia arrestoi autorin e dyshuar të plagosjes që është një studente femër.
Të shtënat e armës u dëgjuan pak para orës 9 në shkollën e emesme Salvador B. Castro në lagjen Westlake.
Një djalë dhe një vajzë që të dy 15-vjeçar u qëlluan me armë bëjnë me dije autoritetet vendase. Sipas raportimeve të mediave vendase, djali është në gjendje kritike ndërsa vajza është në gjendje të mirë. Por edhe një tjetër person ka mbetur i plagosur, deh ajo është një 30-vjeçare, por policia raporton se ajo nuk u plagos nga arma e zjarrit.
Ndërkohë pamjet televizive tregojnë një vajzë me flokë të errët e veshur me një xhup, e cila është nxjerrë nga shkolla në pranga nga policia.
Policia deklaron se është gjetur një armë, ndërsa e dyshuara ndodhet në paraburgim dhe situata tani është nën kontroll dhe gjithçka është e qetë.



