Garancia e Ramës për administratën: Ministrat e drejtorët e PD-së do të jenë aty si kujdestarë

Garancia e Ramës për administratën: Ministrat e drejtorët e PD-së do të jenë aty si kujdestarë

Marrëveshja Rama-Basha që parashikonte ndër të tjera 6 ministri dhe 5 drejtori për opozitën ka shkaktuar jo pak tension në rradhët e administratave respektive që i druhen një shkarkimi të mundshëm nga detyra.

Por nga Korça kryeministri, Edi Rama ka dhënë garancinë se jo vetëm askush nuk do hiqet nga puna por edhe se ministrat dhe drejtorët teknikë që do emërohen me propozim të PD-së nuk do të ketë të drejtën të firmosin as për tendera.

“Dëgjova një ne Korçe që thoshte që ja tani që i morëm ministrat dhe drejtoritë do bëjmë këtë dhe atë, do bëjmë para, etj. Ata që do shkojnë tek ALUIZNI, tek OSHE-ja, etj., do jenë aty për t’u kujdesur që administrata të mos kthehet në një instrument abuziv. Këta do jenë aty si kujdestarë që s’do bëjnë as tendera, as emërime, as shkarkime. Në fakt ne kishim nxjerrë një urdhër më përpara se të bëhej marrëveshja dhe faktikisht me urdhërin tim janë bllokuar të gjitha këto, që s’ka asnjë procedurë të këtyre natyrave në periudhë zgjedhjesh. Dhe unë vetë i kisha thënë të gjithë ministrave që në momentin që fillon fushata nuk do bëjmë më siç bënte Saliu sepse ne nuk do përdorim shtetin për të krijuar avantazh mbi kundërshtarin”, ka garantuar kryeministri, Edi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy