Komisioni Evropian mbështet të gjitha iniciativat që shërbejnë për të siguruar Zaporizhzhia-n sepse pushtimi i një termocentrali civil është kundër të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare dhe krijon një situatë shumë të rrezikshme.
Kështu është shprehur komisioneri i BE-së për Energjinë Kadri Simson duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Bruksel.
Komisionerja raportoi se ajo është në kontakt me ministrin ukrainas të Energjisë, German Galushchenko për të mbështetur sistemin energjetik të Ukrainës.
Pasdite të dy do të kenë një bisedë telefonike.



