Një "Rolls" nuk është gjë pa targë të personalizuar, ja sa ka paguar ky biznesmen për numrin 5

Një "Rolls" nuk është gjë pa targë të personalizuar, ja sa ka paguar ky biznesmen për numrin 5

Një makinë e mirë nuk është e plotësuar pa targë të veçantë. Dhe më shuëm se kudo tjetër, këto i gjen në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sheikët atje janë të gatshëm të paguajnë shifra marramendëse për një targë të tillë.

Balwinder Sahni është një prej tyre. Ai e donte aq shumë një targë me numrin 5, saqë pagoi 33 milionë dirham (9 milionë dollarë) në një ankand të mbajtur disa ditë më parë.

Ai thotë se kjo targë i ka dhënë shumë vëmendje, pasi njerëzit e ndalojnë në rrugë për të bërë foto me të. Targa me vetëm një numër është vendosur në një prej makinave të tij luksoze “Rolls Royce”.

Rekordin për një targë e mban një biznesmen në Abu Dabi, i cili ka paguar 14 milionë dollarë në vitin 2008 për një targë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy