Porti i Durrësit, Oketa: Projekti do sjellë 50 mijë banorë për 5 vite, si do bëhet furnizimi me ujë dhe energji? (VIDEO)

Porti i Durrësit, Oketa: Projekti do sjellë 50 mijë banorë për 5 vite, si do bëhet furnizimi me ujë dhe energji? (VIDEO)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gazment Oketa tha përmes një lidhje “Skype” me studion e televizionit MCN Tv se projekti i Portit të Durrësit do i sjellë qytetit për një hark kohor prej 5 vitesh 50 mijë banorë. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij Oketa theksoi se ka mungesë të debatit publik dhe nuk është diskutuar asnjëherë si do furnizohen me ujë apo energji elektrike banorët që do vijnë apo si do trajtohen mbetjet.

Projekti i Portit të Durrësit ka ngritur pikëpyetje për procesin jo transparent që ka ndjekur një përzgjedhje e tillë, vijuar më pas për favore ekonomike për investitorin. Është e vështirë të japësh një opinion të qartë për një projekt të tillë pasi dhe informacioni i bërë publik është i pakët. Projekte të tilla kanë nevojë për debat publik mes profesionistësh. Është vërtetë një projekt që e transformon si për mirë, ndoshta dhe për keq.

Për Durrësin kam një sensibilitet pasi jam rritur dhe jetoj këtu.  Është projekt që do i sjellë qytetit thjesht apartamente banimi, do shtojë Durrësin për 5 vite me 50 mijë banorë, një shifër e konsiderueshme. Nuk kam dëgjuar të flitet për impaktin që do kenë këta 50 mijë banorë në jetën e qytetit në raport me infrastrukturën. Durrësi me popullsinë që ka furnizohet 2-3 orë me ujë të rrjedhshëm, shtimi me 50 mijë banorë, nga do të jetë burimi i furnizimi me ujë. Problem tjetër, furnizimi me energji. Trajtimi i mbetjeve, si do bëhet, çfarë kostosh.

Projekti i ri në Porto Romanos është deklaruar 500 milionë, por në fund do shkojë 1 miliard. Janë shifra që do i përballojnë qytetarët dhe bizneset. Ku ka mungesë transparence dhe qeveria është e përfshirë në afera korruptive dhe qytetari më dashamirës ka skepticizëm. Mungesa e dyerve për një debat në Kuvendin.

Më tej, Oketa tha se Igli Cara e njeh Durrësin dhe ka një marrëdhënie të veçantë me qytetin dhe se ka premtuar që nuk do sjellë mrekulli por do e bëjë atë më të banueshëm.

Nëse qytetarët duhan të vazhdojnë me abuzim me një qytet që më shumë se 3 vitesh s’ka përfunduar rindërtimi atëherë të vazhdojnë të votojnë dajren. Nëse duan ndryshim t’i japin mundësi gjykoj se duhet të mbështesin Carën. E njeh qytetin, ka marrëdhënie të veçantë, nuk do sjellë mrekulli. Premton një vëmendje më të veçantë me qytetin për ta bërë më të banueshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy