Hyri në skanimin e çantave, për të siguruar që kuleta e saj nuk është vjedhur (VIDEO)

Hyri në skanimin e çantave, për të siguruar që kuleta e saj nuk është vjedhur (VIDEO)

Punonjësit e sigurimit në një stacion trenash në Guangdong të Kinës, janë habitur kur në ekranin e makinës për skanim, panë siluetën e një gruaje

Ajo ishte ulur në gjunjë në shiritin lëvizës, që të jetë pranë çantës së saj, nga frika se mund t’ia vjedhin.

Kamerat e sigurisë, kanë filmuar atë teksa është ngjitur dhe në momentin kur doli së bashku me bagazhet tjera.

Veprimi i saj fillimisht është menduar të jetë ndonjë lojë, por ajo ka insistuar se kishte gjëra shumë të çmueshme dhe nuk guxonte t’i mbante larg. 

Imazhet e jashtëzakonshme tregojnë pasagjeren femër, e veshur me këpucë me taka të lartë, u gjunjëzua në brezin transportues pas gjërave të saj pasi ata kalonin kontrollin.

Incidenti ndodhi pasi miliona kinezë mbushin çantat e tyre për të shkuar në shtëpi ose për tu larguar në qytete të ndryshme, pasi më 16 shkurt ata festojnë Vitin e Ri e Hënor. 

Janë rreth 390 milion njerëz që pritet të udhëtojnë me tren në një periudhë 40-ditore. 

Rreth 2.98 miliardë udhëtimesh do të bëhen me tren, autobus dhe me avion, gjatë sezonit të festave epike nga 1.4 miliardë qytetarë kinezë sipas Stacionit televiziv qendror të Kinës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy