
Anëtari I gjykatës së lartë Shkëlzen Selimi rrezikon të shkarkohet nga detyra. Drejtoria e sigurimit të informacionit të klasifikuar dhe ONM e raportojnë për kontakte me persona të papërshtatshëm. Vetë gjyqtari Selimi braktisi seancën dëgjimore, duke akuzuar drejtorinë e sigurimit të informacionit të klasifikuar se publikoi informacione konfidenciale.



