Karanxha: KPP t’i nisë apelimet edhe kryesisht. Duhet hetim i plotë për personalitetin e kandidatëve (VIDEO)

Karanxha: KPP t’i nisë apelimet edhe kryesisht. Duhet hetim i plotë për personalitetin e kandidatëve (VIDEO)

Ish-prokurori Ervin Karanxha tha në studion e MCN Live se është e nevojshme të kryhet një hetim i plotë për personalitetin e kandidatëve për postet në KPP.

 

Sipas Karanxhës, KPP duhet të merret edhe kryesisht me apelime të caktuara, dhe të mos presë operatorët. 

 

Po i besojmë taksat tona. Është komision i rëndësishëm u kalojnë taksat. Organet ligjzbatuese duhet të shohin tendencat e këtyre personave. Duhet parë a kanë pasur apo jo çështje penale. Tek AKSHI ka çeduar shteti, kanë çeduar organet ligjore. Janë futur njerëz që veçse nuk plotësojnë kriteret ligjore janë tallur. Duhet të kemi hetim të plotë për personalitetin e kandidatëve. Problemi i administrimit të parave të shtetit, është problem i madh.  

 

Deri në kohën e rrëmbimit, Meçe ka ngrënë bashkë me ta. Kur personi merret peng dhe tërhiqet, ky fakt nuk hetohet, lind pyetja për çfarë janë organet që merren me apelimet. Këtu ka pasur vend që të merret dhe kryesisht. Do të thotë që e drejta e ankimit të mos jetë vetëm në dorën e personit. Pavarësisht se ai ka hequr dorë mund të bësh kallëzim penal.

 

Sipas Karanxhës vjedhja në vendin tonë nis që tek vendosja e fondit limit për prokurime të caktuara.

 

Duhet një strukturë tjetër t’i kontrollojë. Gjithë kjo strukturë komisionesh dhe vendosin fondin limit shumë të lartë, që këtu fillon vjedhje. Mund të jesh në rregull me procedurën, por je që në nisje gabim. Kjo në Shqipëri, ndodh në çdo sektor. Çdo gjë e kemi më shtrenjtë se vendet fqinje. Këtu në Shqipëri po punohet si të vështirësohet jeta e njerëzve. Ku shkojnë paratë? 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy