Ekipet e shpëtimit gjetën 132 trupa njerëzish të torturuar dhe të vrarë në Makariv, në rajonin e Kievit.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës përmes një postimi në Twitter, e konsideron zbulimin "një krim lufte të ri dhe monstruoz".
Në Makariv, një qytet i çliruar pak ditë më parë, ekipet e shpëtimit po kërkojnë gjithashtu viktimat e bombardimeve ruse që mbetën nën rrënoja.
Qyteti, thotë ministria, është gjysmë i shkatërruar.



