Dështon takimi i Ministrisë së Ekonomisë me minatorët grevistë në Spaç

Dështon takimi i Ministrisë së Ekonomisë me minatorët grevistë në Spaç

Takimi i planifikuar sot në Spaç mes përfaqësuesve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit dhe minatorëve grevistë ka dështuar. 

 

Burime bëjnë me dije se përfaqësuesit e ministrisë nuk arritën të bien dakord me palën e punëdhënësit për formatin e takimit, që sipas minatorëve duhej të zhvillohej në përputhje me legjislacionin kombëtar për punën dhe grevën. 

 

Në delegacionin e ministrisë mësohet se ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSHSH), të cilët sindikata i akuzon se “bashkëpunojnë” me kompaninë koncesionare turke që administron minierën. 

 

Ndërkohë, minatorët qëndruan për më shumë se gjashtë orë në shi dhe në erë përpara hyrjes së minierës, në pritje të një zgjidhjeje. 

 

Të zhgënjyer nga rezultati, ata janë shprehur se do të vijojnë rezistencën e tyre paqësore përmes Komisionit të Grevës, Këshillit Sindikal të Minatorëve dhe me mbështetjen e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë (KSSH). 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy