Banorët e rrugës “Besim Zymja” pranë spitalit pediatrik në kryeqytet kanë protestuar kundër punimeve që bashkia po kryen për zgjerimin e trotuareve. Sipas tyre, ndryshimi i projektit po çon në ngushtimin e rrugës duke bërë të pamundur hyrjen e zjarrfikësve.



