
“Jemi në kontakt, kam kërkuar të jetë i pranishëm me një mesazh të regjistruar. Duhet të jetë mesazh paqeje, do të transmetohet mbrëmjen e së shtunës pas 28 paraqitjeve të këngëtarëve në garë.
E kuptoj dhe nuk habitem që ndërhyrja e tij mund të përçajë, por të gjitha luftërat janë të tmerrshme dhe ne kemi për detyrë të mos e harrojmë këtë”.
Presidenti ukrainas do të përcjellë mesazhin e tij edhe përmes festivalit italian të këngës në Sanremo. Amadeus, drejtor artistik dhe dirigjent i festivalit të Sanremos, i cili nis më 7 shkurt, e konfirmoi praninë e Zelenskyt në festival përmes një videomesazhi, gjatë një interviste për revistën “Chi”.



