Apeli i Administratives rrëzon padinë e Lulzim Alushajt/ Alushaj: KLP ka shkelur ligjin

Apeli i Administratives rrëzon padinë e Lulzim Alushajt/ Alushaj: KLP ka shkelur ligjin

Gjykata Administrative e Apelit rrëzon padinë e Lulzim Alushajt ndaj KLP-së.

Në këtë mënyrë është zhbllokuar gara për Kryeprokuror.  Alushaj paditi Këshillin e Lartë të Prokurorisë, e cila e nxori jashtë garës për postin e Prokurorit të Përgjithshëm me motivin se nuk kishte përvojën e mjaftueshme si jurist (15 vite).

Në seancën e sotme Alushaj tha se KLP nuk ka zbatuar afatin 45 ditor për të shpallur kandidaturat.

"KLP nuk ka zbatuar afatin 45 ditor për të shpallur kandidaturat, ka shkelur afatin ligjor. Unë nuk kam kërkuar rikthimin në garë, por shfuqizimin e të gjithë procedurës. Një kandidati i është dhënë mundësia të plotësojë afatin ligjor, ndërsa tjetrit jo dhe kjo ka prishur garën. Nuk gjej një bazë ligjore, pse duhet të kemi dy standarde", tha avokati Alushaj para trupit gjykues, ndërsa më pas trupa gjykuese vendosi të rrëzojë padinë e tij.

KLP-ja ka caktuar listën përfundimtare me tre kandidatë për Prokurorin e Përgjithshëm: kryeprokuroren aktuale Arta Marku, Prokurorin e Krimeve të Rënda Olsjan Çelën dhe Prokuroren e Apelit të Tiranës Fatjona Memçajn

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy