Gazetari, Artan Hoxha ka komentuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtar lidhur me arrestimin e Klement Balilin. Në një shkrim në rrjetin social "Facebook" Hoxha ironizon se “Eskobari i Ballkanit” është kthyer në shqetësim për sigurinë në një kohë kur deri në maj 2016 ishte drejtor rajonal për Transportin në Sarandë.
Ironia e gazetarit vijon më tej duke thënë se, Keli siç e quan ai Balilin mund ta përshëndesë mbledhjen live nga interneti pasi nuk ka polic që paguhet me 500 mijë lekë në muaj që mund ta arrestojë.
Ja ccfarë shkruan Hoxha:
Uaaaaaaauuuuu….presidenti Bujar Nishani, pasi ka marre letren e hapur te kryetarit te kuvendit, Ilir Meta, ka vendosur te therrese keshillin e sigurise kombetare per Kelin(Kelmend Balili), i cilesuar nga mediat greke si “Eskobari i Ballkanit”…. Numri 1 dhe numri 2 i shtetit jane shqetesuar pse nuk arrestohet Keli, qe deri me 12 maj 2016 ishte ne detyren e drejtorit rajonal per transportin ne Sarande, si perfaqesues i LSI, ka mbeshtetur dhe zgjedhur nipin e vet me 72% te votave kryetar i bashkise Delvine si perfaqesues i LSI. Pra Keli, eshte bere shqetesim per sigurine kombetare pse nuk e arreston policia. Po ka polic “hajvan” ne Sarande dhe Delvine, qe paguhen 400 mije apo 500 mije leke te vjetra ne muaj qe te kapin Kelin pasi kane pare ne media kete kronike?!!! Ju qofshi qe e mendoni nje gje te tille…. Nuk eshte cudi qe Keli, kur te mblidhet Keshilli i Sigurise Kombetare ne presidence, te lidhet ne lidhje live me internet dhe te pershendese takimin….



