‘AKSHI’, Kara: Gjykata po mbyll çështje që nuk duhet, meritojnë shpronësim deri në zero (VIDEO)

‘AKSHI’, Kara: Gjykata po mbyll çështje që nuk duhet, meritojnë shpronësim deri në zero (VIDEO)

Apeli i Posaçëm ka vendosur heqjen e sekuestrove për një pjesë të pasurive të personave nën hetim në kuadër të dosjes “AKSHI”. Sipas vendimit, biznesmenëve Andis Papa dhe Gëzim Hoxha u janë liruar disa llogari bankare, ndërsa Ergys Agasit i është kthyer një apartament.

 

Ndërkohë, ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, nuk ka përfituar nga ky vendim gjyqësor dhe pasuritë e saj vijojnë të mbeten të bllokuara.

 

Romeo Kara në ‘MCN Live’ ka kritikuar mënyrën se si po trajtohen hetimet dhe vendimet gjyqësore për sekuestrimet, duke ngritur shqetësime për ndarjen e pasurive të ligjshme nga ato të dyshuara si të paligjshme.

 

Ne kemi segmente në drejtësi që mbyllin çështje kur nuk duhet. Nuk ka shumë kohë që këto prona janë sekuestruar, dhe kur përzihen të ardhurat e ligjshme me ato të paligjshme, bëhet shumë e vështirë ndarja e tyre. Si e ka gjetur gjykata kaq shpejt që kjo pronë është e ligjshme apo e paligjshme?

 

Ai shtoi se në raste të tilla, sipas tij, duhet një qasje më e thelluar hetimore.

 

Kur ujërat e lumenjve derdhen në det, nuk i ndan më dot. Ne nuk e dimë ku fillon dhe ku mbaron ligjshmëria e pasurisë. Prandaj mendoj se duhet më shumë kujdes dhe analizë e thelluar përpara se të hiqen sekuestrot, mendoj se duhet shpronësim deri në zero.

 

I pyetur mbi deklaratat publike të kryeministrit Rama lidhur me Mirlinda Karçanaj dhe çështjen e sekuestrimeve, Kara theksoi se drejtësia duhet të mbetet e pavarur nga deklaratat politike.

 

Në drejtësi flasin prokurorët dhe gjykatësit. Unë i besoj vetëm verifikimit dhe hetimit. Kur fillon hetimi, kryeministri bën mirë të mos flasë fare. Drejtësia duhet të flasë e para dhe e fundit.

 

Sipas tij, ndërhyrjet apo komentet politike mbi proceset hetimore mund të dëmtojnë perceptimin e paanshmërisë së drejtësisë dhe besimin publik në institucione.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy