Panik në avionin e linjës Paris-Londër, policia e bllokon në pistë

Panik në avionin e linjës Paris-Londër, policia e bllokon në pistë

Ka qenë frika e një sulmi terrorist arsyeja e alarmit që u ngrit në fluturimin e British Airways BA 0303 me destinacion aeroportin “Heathrow” në Londër. Avioni është aeroportin “Charles de Gaulle” në Paris, bëjnë të ditur mediat franceze.

Avioni është evakuuar rreth orës 7:25 dhe është bllokuar në pistën e aeroportit të kryeqytetit francez.

Menjëherë në pistë kanë mbërritur skuadrat e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë rrethuar avionin, pas atyre që në mediat franceze përshkruhen si “kërcënime direkte”.

Detaje të aksionit të policisë janë bërë të ditura nga pasagjerët në rrjetet sociale.

“Në fluturimin BA0303 të British Airways, aktualisht në nisje nga Parisi, për shkak të kërcënimeve mbi sigurinë, por kryen kontrolle policia.

Policë të armatosur dhe me ndihmën e qenve po kontrollojnë pasagjerë e bagazhe”, ka shkruar ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy