
I ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN” prestigjiatori Edmong Murraj ka folur për fillimet e tij në këtë art teksa shprehet se prej 28 vitesh e ka ushtruar në Athinë dhe aktualisht 5 vitet e fundit në Angli.
Teksa ka demonstruar live truke shpejtësie duke habitur dhe vetë moderatorët e emisionit, mjeshtri shprehet se dëshiron shumë që të kthehet përfundimisht në Shqipëri pasi ëndrra e tij tashmë është hapja e një akademie për prestiogjiatorët.
Kam jetuar 28 vite në Athinë edhe tani kam 5 vite në Angli, kur plasi covid nisa të bëja dhe një punë tjetër në restorant. Unë erdha në Angli për të ushtruar artin tim dhe sigurisht që e ushtroj.
Kam 33 vite jashtë atdheut dhe vjen një moment që ke dëshirë të kthehesh në Shqipëri dhe pse e di që aty gjendja nuk është siç duhet. Në Shqipëri i kam dyert e hapura, fatmirësisht 2-3 herë në vit vijë dhe bëjë show aty në qytete të ndryshme, por dua të kthehem përfundimisht.
Puna si prestigjiator këtu normale që ka më shumë të ardhura, por kam dëshirën për tu kthyer në Shqipëri dhe të jetoj e punoj aty. Kam dëshirë të hap akademinë e prestigjiatorëve aty dhe doja të bëja një takim te ministria e kulturës, dua të punoj si prestigjiator në teatër në çdo qytet të Shqipërisë.
Akademinë dua ta hap sepse e kishim një të tillë në Athinë dhe çdo vit shkoj dhe jap seminar aty. Kam qenë në ‘84 studentë në lice për pikturë dhe gjithmonë bëja numra shpejtësie dhe veja dhe në cirk. Kam dhënë shfaqje dhe në estradën e Tiranës që aty kam nisur artin e prestigjiaturës.



