Është shoqëruar me debate të forta publikimi i hartës së re të Zonave të Mbrojtura.
Në dëgjesën e parë publike mbi këtë temë ekspertët thanë se konfigurimi i ri i favorizon aktivitetet ekonomike në dëm të mjedisit, por kreu i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura hodhi poshtë këto pretendime.



