Andoni: Fati i PD do vërtitet rreth tre individëve. Nuk shoh mundësi bashkimi, Basha do manovrojë me ndërkombëtarët (VIDEO)

Andoni: Fati i PD do vërtitet rreth tre individëve. Nuk shoh mundësi bashkimi, Basha do manovrojë me ndërkombëtarët (VIDEO)

Analisti Ben Andoni, thotë se shenjat për rikthimin e vulës së Partisë Demokratike te Sali Berisha ishin dhënë prej kohësh.

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se në momentin që te reforma zgjedhore pjesën më të madhe të peshës e mori PD e Rithemelimit, ishte një tregues që mazhoranca kishte predispozitë më të madhe për PD që përfaqësohej nga Sali Berisha se sa nga Lulzim Basha.

Sipas tij, duket se viti 2008 është një vit i jashtëzakonshëm dhe se marrëveshja e vitit 2008 për marrëdhëniet PS-PD, duket që ka peshë të jashtëzakonshme.

 

Drupal Ad

 

Duket se 2008-ta është shumë e fortë për fatin e keq të shqiptarëve, ku zoti Berisha dhe zoti Rama mbeten protagonistë të padiskutueshëm të politikës shqiptare.

Ajo pjesë e mefshtë që nuk e çonte PD askund çoi në këtë lloj gjendje. Por tani fillon pjesa më e vështirë për PD legale.

Në 21 qershor mbaron mandati parlamentar te zoti Berisha.

Problemi më i madh mbetet se si do të menaxhohet këtej e tutje PD, do ketë një trio: zoti Noka, zoti Bardhi dhe zonja Malltezi që unë shikoj se do jenë individët rreth të cilëve do të vërtitet fati i PD.

Nuk shoh asnjë mundësi për bashkim nga zoti Basha. Është një investim i madh i zotit Basha për grupimin që ka.

Unë besoj se ai do manovrojë me faktorin ndërkombëtar për të gjetur elementët që lidhin Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike.

Drejtimi i Bashës lë shumë për të dëshiruar. Nga ana tjetër në PD përveç zotit Berisha, zonja Malltezi është vetë non grata, janë të paqartë për marrëdhënien e tyre me SHBA.

Zoti Berisha mundi që ta çonte mbi stigmën amerikane PD. Besoj që zoti Berisha mbetet de jure presidenti i nderit i PD, ndoshta në PD mund të bëjnë zgjedhje të reja për të përsosur strukturat dhe ta rivotojnë.

Por qenësia e tij në krye të PD, kur nuk do i lejohet më të jetë deputetë, do krijojë shumë probleme te kjo forcë.

Prandaj zoti Berisha me intuitën që ka dhe largpamësinë që ka për interesat e veta, do bëj një zgjidhje të këtë influencën përmes të bijës, zotit Noka i cili e imiton në çdo gjë dhe e vetmja brinjë e cila mbetet në këtë trekëndësh, do jetë pjesa e zotit Bardhi, por ajo është pjesa më e domosdoshme që e mban të lidhur me ndërkombëtarët.

I pyetur nëse PD ka mundësi për fitore në zgjedhjet e vitit 2025, Andoni deklaroi se është ende herët për folur dhe se duhen parë lëvizjet që do bëjnë brenda partisë.

Ai tha se PD duhet të organizojë bazën, strukturat që ka, për shkak në bazë pretendon grupi i Lulzim Bashës që ka madhësi individësh që përkrahin kauzën e tij.

Zoti Basha ka anashkaluar shumë struktura të PD dhe është marrë me këshillin e kryetarëve, se janë individë që e sollën në fuqi.

Komisioni i Kryetarëve është i vetmi grup i plotfuqishëm te partia e zotit Basha, ajo që i ngelet zotit Basha, duket se zoti Basha nuk ka nuhatje politike mirëfilli.

Duhet të reagonte kohë më para që të kishte një plan për këtë situatë, të shpallte një program.

Në programin e tij kishte lënë jashtë identitetin e së ardhmes nëse nuk do të ketë vulën. Zoti Basha duhet të dilte të fliste hapur për planin që kishte.

Nuk është simbolika që e bën partinë, është partia që e bën simbolikën, insistimi i PD për simbolikën përveç pjesës që duhet ta lavdërosh se mban idealin e vitit 1990 tregon një lloj miopie të tyre se duam apo s’duam PD ka tre humbje.

Partitë që janë në Europë në momentet që humbasin arrijnë dhe i ndryshojnë simbolikat e tyre, kam frikë që PD po jeton një dalldi që uroj të mbyllet shumë shpejt.

Në vijim Andoni tha se kryeministri Edi Rama gati nuk e konsideron fare Partinë Demokratike dhe se ky është një trishtim shumë i madh për demokracinë shqiptare.

Zoti Rama përdor një retorikë që nuk është normale në legjislativ. Siç duket ky moment është sërish momenti i tij se PD do filloj momentin kur individët do kristalizojnë pozicionet e tyre.

Si do jenë strukturat e PD në të ardhmen se gjatë gjithë këtyre kohëve nuk kanë spikatur individë të rinj, por janë të njëjtët personazhe që i kundërvihen zotit Rama.

Shqetësimi më i madh është se zoti Rama nuk i konsideron fare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy