Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë, Balla: Viktima do të ketë mbrojtje. Kultura e pandëshkueshmërisë do të marrë fund

Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë, Balla: Viktima do të ketë mbrojtje. Kultura e pandëshkueshmërisë do të marrë fund

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar këtë të mërkurë një vizitë në spitalin e Vlorës ku ka qenë shtruar 26-vjeçarja, e cila u përdhunua disa ditë më parë nga katër persona.

Në një deklaratë për mediat Balla tha se viktima do të ketë mbështetje të plotë dhe se kultura e pandëshkueshmërisë do të marrë fund së shpejti.

Për vajzën do të ofrojmë të gjithë mbështetjen e plotë ligjore, duke ofruar asistencë ligjore përmes instrumenteve që ka Ministria e Drejtësisë.

Jam informuar para se të vij këtu në një takim që kam pasur me drejtorin për të gjitha veprimet që ka kryer Policia e Shtetit që nga momenti i parë i konstatimit dhe natyrisht dhe pjesa që i takon dhe Prokurorisë së Vlorës që janë ata që do drejtojnë hetimet dhe do dalin me vlerësime . Edhe dua të bëhet një hetim i plotë, i paanshëm dhe i pandikuar  dhe natyrisht që çdo viktimë e dhunës me bazë gjinore apo seksuale  të ketë mbrojtje të plotë.

Emrat e fajtorëve i cakton Prokuroria, lëreni të bëjë punën e vet. Të bëhemi të gjitha bashkë sepse vajza mund të ishte motra e secilit prej nesh. Dhuna me bazë seksuale dhe gjinore nuk është e re, por është krijuar një kulturë pandëshkueshmërie që ju garantoj se do të marrë fund. Jam këtu për të mbështetur këtë vajzë, që ka rënë pre e kësaj dhune.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy