Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar dje pas deklaratave të ditëve të fundit për rrezikun e rikthimit të regjimit të vizave për shqiptarët. Në një postim në “Facebook”, Bushati i cilëson zërat që flasin për rikthimin e regjimit të vizave “gjinkalla të dëshpëruara”.
“Gjinkallat e dëshpëruara të 25 qershorit po i kalojnë ethet e gushtit me klithma për kthimin e vizave, shërim të shpejtë!
Deklaratat për mundësinë e rikthimit të vizave me Shqipërinë kanë qenë të shumta, sidomos pas publikimit të lajmit se autoritetet holandeze kanë kërkuar rikthimin e regjimit të vizave me vendin tonë.



