Intriga si në filma/ Gruaja tradhtare nxjerr fotot: Ja gruaja tjetër e burrit tim në SHBA (FOTO)

Intriga si në filma/ Gruaja tradhtare nxjerr fotot: Ja gruaja tjetër e burrit tim në SHBA (FOTO)

Prej ditësh në rrjet qarkullon historia e një 32-vjeçareje nga Kopliku, nënë e dy fëmijëve, e cila u kap me të dashurin në shtrat mga familjarët e burrit, në prani të fëmijëve. Pas publikimit të videos, bashkëshorti i saj, që jeton prej 4 vitesh në SHBA, tha se e kishte kërkuar ai regjistrimin e videos që provonte tradhtinë e së shoqes. Ndërsa vetë L.N., në një intervistë të dhënë dje për GSH, tregon një version tjetër të ngjarjes. Ajo thotë se ishte lënë nga i shoqi të kujdesej për prindërit e tij dhe fëmijët, ndërsa ai ka gjetur një grua tjetër me të cilën jeton në SHBA. Sipas 32-vjeçares, videoja ka për qëllim të ulë figurën e saj si edhe t’i heqë asaj kujdestarinë e fëmijëve.

Ndërkohë, Shkodra News boton sot disa prej provave që gruaja pretendon se faktojnë lidhjen e të shoqit me një grua tjetër në SHBA si edhe dhunën e ushtruar ndaj saj gjatë 4 viteve të mungesës së burrit nga familjarët e këtij të fundit.    

Peri Naci jeton ne SHBA dhe prej 4 vitesh ka lene bashkeshorten bashke me dy femijet ne Malesine e Madhe. Ne bisedat me dhendrin dhe motren e tij Peri Nacaj tregon se nuk ka çfare te beje ne menyre qe familja e tij te marre femijet. Dhendri i thote me nis 800 mije leke nese s’do qe te te fus ne gjak. Dhendri ne kete bisede i kerkon 800 mije leke per te mos publikuar videon e bashkeshortes se Perit me te dashurin ne shtrat. Me tej eshte motra e tij qe i kerkon disa here prokure ne menyre qe babai dhe nena e tij te mbajne femijet dhe te mos i mbaje e ema. Prej 8 muajsh ka nisur kjo lufte per femijet per te mberritur deri tek publikimi i videos. Fotot paraqesin se si Lule Naçaj eshte dhunuar pasi eshte publikuar video./ShkodraNews

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy