Ministrja për Evropën dhe Punët e jashtme, Olta Xhacka takoi sot homologun e saj, Ministrin e Jashtëm portugez Augustos Santos Silva.
Në fokus të takimit ishin prioritetet e Presidencës portugeze të Këshillit lidhur me dosjen e zgjerimit.
Ministrja Xhacka e informoi homologun Silva lidhur me reformat e ndërmarra në Shqipëri në përmbushje të kërkesave të Këshillit të marsit 2020.
‘Mirënjohës për Portugezin FM Augusto Santos Silva për diskutim shumë të sinqertë dhe miqësor mbi integrimin në BE, trajtimin e COVID19 dhe përparimin e lidhjeve dypalëshe. Vlerësojmë thellësisht angazhimin e fortë të FM për të punuar në drejtim të miratimit të kornizës negociuese dhe caktimin e datës për IGC 1’– shkruan Xhaçka në Twitter.
Portugalia, e cila ka marrë Presidencën e Këshillit të BE, nga 1 janar -30 qershor 2021 angazhohet, nën moton për veprim, të çojë përpara punën për miratimin e kornizës negociuese për Shqipërinë dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare brenda qershorit 2021.
Kryediplomati portugez nënvizoi se, reformat e deritanishme të ndërrmarra nga Shqipëria janë në rrugën e duhur dhe se interesi i Portugalisë është ruajtja e besueshmërisë së BE-së në rajon, nëpërmjet zbatimit të vendimeve të marra.



