Një shqiptar u arrestua nga policia greke pasi u kap me një sasi të madhe marijuane. 45-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat greke, u arrestua në Kalpaki me një furgon në të cilin u gjetën 340 kg hashash.
Makina kishte targa të rreme. Policia greke kishte marrë informacion paraprakisht për sasinë e drogës dhe i ka zënë pritë mjetit. Ngarkesa ishte paketuar në 110 paketa me peshë të përgjithshme prej 340 kg dhe 50 gram.



