Të zhdukur prej një jave, gjenden të vrarë 5 djem në Meksikë

Të zhdukur prej një jave, gjenden të vrarë 5 djem në Meksikë

Një ngjarje e rëndë vjen nga Meksika me fundin tragjik të një grupi prej pesë të rinjsh midis moshës 19 dhe 22 vjeç, të cilët u zhdukën nga 11 gushti në Lagos de Moreno, në rajonin Altos de Jalisco.

Ata u gjetën të vrarë dhe fotografitë e ndara në rrjetet sociale dokumentojnë krimin brutal.

Prokurorja speciale për personat e pagjetur, Blanca Trujillo, deklaroi se familjet raportuan se në bazë të pamjeve të analizuara, mund të bëhet fjalë për ata.

Në videon e tmerrshme të transmetuar në internet, viktimat shihen të rrahura dhe të lidhura dhe mjedisi është një lloj oborri teksa gjithçka ndodh natën.

Të rinjtë duket se u detyruan të rrihnin njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre u detyrua të vriste edhe shokët e tij.

Sipas hetuesve, në rrëmbimin e tyre mund të jetë i përfshirë krimi i organizuar.

Rrëmbimi besohet të ketë ndodhur pasi ata morën pjesë në një panair lokal.

Viktimat janë Diego Alberto Lara Santoyo, Roberto Cuella  Uriel Galvan, Jamie Miranda dhe Dante Hernandez të cilët po udhëtonin në dy automjete, kur u panë për herë të fundit të premten e kaluar në Zona El Mirador, në të njëjtën komunë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy