
65.5% e qytetarëve francezë kanë marrë pjesë në raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të Francës.
Përmes një lidhje “Skype” për MCN, politologu Nezir Kraki u shprehu se në zgjedhjet në Francë paraqitet një klimë politike e tensionuar.

Lidhur me partitë kandidate në këto zgjedhje, Kraki tha se ardhja në pushtet e ekstremit të djathtë është në disfavor të politikës në Ballkan, pasi ata kanë ideologji kundër aleancës së NATO-s dhe vendeve që janë “ndikuar” nga SHBA.
“Ardhja në pushtet e ekstremit të djathtë është në disfavor të zhvillimeve në Ballkan sepse ata janë kundër aleancës së NATO-s, konsiderojnë Kosovën si produkt amerikan. Grupacione që qarkullojnë rreth grupacionit të ekstremit të djathtë në Francë janë të lidhura me grupe fashiste dhe shoviniste serbe. Kështu që ardhja në pushtet e tyre do të devijonte pozicion e Francës që është treguar e hapur për zhvillimin e Ballkanit. Ndërkohë dhe ekstremi i majtë ka të njëjtën qasje si i djathti. Në filozofinë e tyre janë antintrovencionist, pra kundër NATO-s dhe Amerikës.
Klima politike në të cilën po votohet është shumë e tensionuar.”, u shpreh Kraki.
Ndërkohë mediat vendase raportojnë numrin më të lartë të pjesëmarrësve ndonjëherë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Francë, në 65.5% deri më tani. Sipas Ipsos Talens pjesëmarrja është dukshëm më e lartë se në vitin 2022 kur u raportua një pjesëmarrje prej 47.5%.
Kujtojmë se presidenti francez Emmanuel Macron shpërndau parlamentin më 9 qershor dhe shpalli zgjedhje të parakohshme legjislative për 30 qershor dhe 7 korrik pasi Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë mposhti aleancën e tij centriste në zgjedhjet evropiane. Zgjedhjet për 577 vendet në Asamblenë Kombëtare të dhomës së ulët janë një proces me dy raunde . Forma e parlamentit të ri do të bëhet e qartë pas raundit të dytë më 7 korrik.



