
Vrasjet në 4 vitet e fundit për gjakmarrje dhe nder, kanë shkaktuar 287 viktima, 50 prej tyre femra. Raporti më i fundit i Komitetit të Pajtimit të Gjaqeve, tregon rezultatet e punës 30-vjeçare, ku numri i personave që janë vrarë për nder, gjakmarrje dhe hakmarrje, nga viti 1990 deri në mars 2022 është 15 601. Nga këta, 9805 janë brenda Shqipërisë dhe 5501 në territoret e Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi. 295 persona që janë shpallur të zhdukur e të vetëvrare kanë rezultuar viktima të gjakmarrjes.
Rreth 350 mijë dosjet me konflikte të mprehta që ndodhen në gjykatat shqiptare 40 % e palëve në konflikt janë tërhequr për ta zgjidhur çështjen me vetëgjyqësi. Në këto raste janë angazhuar misionarët e pajtimit, si institucioni i vetëm i besuar.
Në Shqipëri, edhe pse krimi i raportuar gjatë 30 viteve është nën 30%, gjenden të regjistruara në prokurori e gjykata rreth 900 000 konflikte: 60% e tyre janë për tokat, ujërat, pyjet, kullotat, rrugët, kalimet, gardhet, dëmet e bagëtive, vendvarrimet, rrugekalimet, fejesat me shkuesi dhe prishjet e tyre, divorcet, lidhjet e fshehta të dashurisë, grindjet e çastit, fyerjet publike, borxhet, dëmet në prona, uzurpimi i tokave në qytete, konfliktet mbi dyqanet dhe rrugët para tyre. 7500 prej tyre përmbajnë hasmëri të thella.
Në 30 vite, nga viti 1991 deri në vitin 2021, kanë marrë të drejtën e azilit në vendet perëndimore 27 3140 shqiptarë. Ndërkohë edhe pse shumat e dhëna nga donatorët e kalojnë shifrën e 100 milionë dollarëve, asnjë familje në gjakmarrje nuk ka përfituar as dhe një cent nga këto fonde.



