Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar të gjithë qytetarët ditën e sotme, mbi gjendjen e akseve rrugore në vend. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ARRSH bën të ditur se në Dardhë gjatë natës ka pasur reshje të lehta dëbore. Ndërkohë rruga është pastruar dhe është bërë shpërndarja e kripës.
Në Qafën e Llogarasë ka pasur reshje të lehta dëbore, të cilat janë pastruar menjëherë, ndërsa qarkullimi vazhdon normalisht. Sipas ARRSH në aksin Bajram Curri- Valbonë ka pasur reshje dëbore, rruga është pastruar dhe qarkullimi kryhet normalisht.
Ndërkohë, ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështirës, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.



