
Për Bealba Mata, mamanë e njërit prej fëmijëve që ishte pjesë e kopshtit “Zubeyde Hanim” heqja e licensës së këtij institucioni është e pabazë.
Duke folur përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv, MATA tha se ajo dhe prindërit e fëmijëve të tjerë presin që padia që ata kanë bërë në Gjykatën Administrative të merret në konsideratë dhe shtoi se nuk e kupton arsyen se pse po vonon kaq shumë procesi.
Më tej, Mata theksoi se në Gjykatë është dorëzuar një dosje prej 1400 faqesh në cilat janë mbledhur informacione nga prindërit e fëmijëve që ishin pjesë të këtij kopshti.
Ne si prindër kemi bërë një padi në Gjykatën Administrative dhe presim që Gjykata të shqyrtojë çështjen tonë pasi ne duam që fëmijët të vazhdojnë kopshtin aty ku kemi përzgjedhur.
Instituti para Universitar “Zubeyde Hanim” është licenssuar në 1998 dhe adresa ka qenë 21 dhjetori dhe në 2004 ka shkuar aty ku është aktualisht. Në 2012 del ligji që ndryshimi i adresës duhet bërë me kërkesë nga MASH. MASH çdo vit ka inspektuar këtë kopsht me adresën që ka aktualisht. Është e pabazë heqja e licensës. Po mbyllet më tepër se një biznes, është institucioni ku fëmijët tanë janë pjesë. Duam që ky shqyrtim të merret në konsideratë. Dosja përmban 1400 faqe ku është dokumentacioni i vendosur nga prindërit, nuk është kopshti që ka bërë padinë pasi institucioni e ka bërë padinë më parë.
Kemi dorëzuar kërkesë padinë të premten e kaluar dhe në bazë të ligjeve ne duhet të kishim marrë përgjigje brenda 5 ditëve, 2 gjyqtarë janë dorëhequr dhe nuk e dimë pse po vonon procesi. KSHH dhe Komuniteti Evropian na mbështesin. Jemi të bindur që do e çojmë në fund luftën tonë. Këto janë pjesë e dosjes. MASH i kemi dërguar një kërkesë që në fillim dhe na është drejtuar me një letër dhe në atë letër thuhej që është çështje në gjykim, ne i jemi drejtuar Gjykatës dhe janë prova që na ka shkaktuar si prindër dhe i kanë shkaktuar. Një pjesë e mirë e fëmijëve janë akomoduar në shtëpinë e gjyshërve ose janë pjesë e punës së mamit dhe babit. Fëmijët duhet të jenë në kopshtin tyre të pastër dhe të bukur dhe pranë edukatore.



